Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dogecoin mund të jetë kriptovaluta e së ardhmes, Elon Musk fton që të investohet me kujdes

NULL NULL
07.05.2021 23:15

Elion Musk padyshim që është njëri ndër njerëzit më me ndikim në rritjen e investimeve në kriptovaluta.

Dogecoin është një kriptovalutë që është shpikur si formë tallje për kriptovalutat e tjera, mirëpo Elion Musk thotë se kjo mund të bëhet kriptovaluta e së ardhmes.

“Cicërimat” e Musk në Twitter tash e një kohë janë në përkrahje të kriptovalutës Dogecoin, transmeton KlanKosova.tv.

Dogecoin me 8 prill kishte një vlerë prej gjashtë cent, ndërsa çmimi i kësaj kriptovalute është gjithnjë në rritje, ku me 17 prill pësoi një rritje prej 416 përqind duke u e kapur shifrën e 30 cent ndërsa nga data tetë prill, Dogecoin ka pësuar një rritje prej 942 përqind duke u bërë 64 cent.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.