Dogana i nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar, për 1 euro kilogrami NULL NULL 03.05.2023 11:03 03.05.2023 11:03 Dogana e Kosovës i ka nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar. Sipas njoftimit çmimi i tyre do të jetë 1 euro për kilogram. Ato ishin konfiskuar në fshatin Kabash të Vitisë, më 25 prill. Sipas Doganës, shikimi i mallit u bë më 28 prill në Terminalin Dheu i Bardhë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni. “ Të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik. Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin)”, thuhet në njoftimin e Doganës. Dogana i nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar, për 1 euro kilogrami Viti: Policia konfiskon nëntë kuaj dhe një gomar