Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largimin nga puna të nëntë zyrtarëve doganor. Pos largimit nga puna, Dogana e Kosovës ka njoftuar se në vijim është edhe procesi gjyqësor penal, njofton Klankosova.tv. “Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës”. “Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes” thuhet në njoftimin e tyre. Tutje thuhet se Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.
Kosova MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së 29.06.2022 14: 01