Dogana e Kosovës, kap 500 mijë copë cigare të kontrabanduara NULL NULL 09.09.2018 16:23 09.09.2018 16:23 Me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan, Dogana e Kosovës ka kapur sasi të konsiderueshme të duhanit gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmë. Dogana njofton se pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës, ekipet e tyre kanë ndaluar një kamion që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares, përcjell Klan Kosova. “Pas kontrollit detal në hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480 mijë copë cigare “Chesterfield’ dhe 20 mijë copë cigare “Pall Mall”, që të gjitha me banderola te Maqedonisë (total 50 pako të mëdha)”. Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent, malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie të pagesës së taksave rreth 30,000 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë