Dodik: Republika Serbe rrugës për të dalë nga Bosnja NULL NULL 13.02.2020 15:03 13.02.2020 15:03 Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodik u tha gazetarëve sot se Republika Serbe është nisur në rrugën për të dalë nga Bosnja, nga e cila nuk ka kthim. “Ne do ta bëjmë këtë dhe nuk do të ndalemi nga SHBA apo nga dikush tjetër sepse besojmë se Marrëveshja e Dejtonit u prish, kryesisht me ndërhyrjen e një faktori ndërkombëtar”, u tha Dodik gazetarëve në Sarajevë, raporton Vijesti.ba, transmeton Klan Kosova. Ai deklaroi se koha do ta dëshmojë se sa serioze është Republika Serbe në këtë drejtim dhe ka shtuar se ka një zgjedhje midis dy gjërave, njëra prej të cilave është të lejojë që ajo të zhduket në heshtje dhe të shkatërrohet përmes një pakete “vdekjeprurëse” të bërë nga komuniteti ndërkombëtar dhe pala boshnjake në Sarajevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 7 minuta më parë
Kosova Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova" (FOTO) 10 minuta më parë
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 12 minuta më parë