Dobruna: 65 për qind e konsumatorëve të rrymës janë amvisëri – të zëvendësohet burimi i ngrohjes (VIDEO) NULL NULL 22.09.2023 18:43 22.09.2023 18:43 Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna, ka thënë se rreth 65 për qind e konsumatorëve të energjisë janë nga amvisëria. Dobruna bëri thirrje që të gjendet mënyra që të zëvendësohet energjia elektrike, në mënyrë që të mos përdoret për ngrohje. “Nëse përdoret për ngrohje, atëherë të shkohet në pajisjen më efiçiente. Nëse qytetarët s’kanë mundësi, atëherë qytetarëve që janë me buxhet më të vogël, atëherë duhet të ndihmohen më shumë”. “Investimi në kapacitete të reja është shumë i kushtueshëm dhe në Kosovë kanë me u nevojit kapacitete që janë fleksibile. S’mund të ndërtojmë kapacitete që kanë me vazhdu me qenë vetëm solare apo vetëm të erës. Ato solare hyjnë në funksion kur ka dritë dhe të erës kur ka erë, cka të bëjmë kur s’kemi”, tha ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova. Më tej, ajo shtoi se është e rëndësishme për Kosovën që të ketë stabilitet të prodhimit nga thëngjilli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë