“Do t’u kundërpërgjigjemi tentimeve amerikane për ta dëmtuar Kinën” NULL NULL 01.06.2020 10:04 01.06.2020 10:04 Zyrtarë qeveritarë kinezë kanë thënë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëmtuar interesat kineze do të hasin në kundërpërgjigje. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, i ka kritikuar vendimet e Uashingtonit për t’i dhënë fund trajtimit special ndaj Hong Kongu-ut, si dhe veprimeve kundër studentëve dhe kompanive kineze, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Lijian ka thënë para gazetarëve se të dyja vendet kanë dëshirë të përfitojnë nga bashkëpunimi dypalësh. Por, ai ka theksuar se Pekini me vendosmëri do t’i mbrojë interesat e sigurisë dhe zhvillimit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 17 minuta më parë