“Do të humbim shumë nëse biem në provokimet e Prishtinës”, thotë Bërnabiq NULL NULL 24.09.2021 08:33 24.09.2021 08:33 Foto: Arkiv Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia ka arritur shumë në periudhën e mëparshme dhe kjo është arsyeja siç tha ajo se “pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve të Prishtinës”. Ajo njëherit iu ka bërë thirrje “të gjithë partnerëve që të reagojnë në mënyrë që të ruhet paqja”, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi aq shumë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve, por duhet t’u japim një mesazh të qartë të gjithë partnerëve tanë, pavarësisht se sa shumë ata nuk pajtohen në çështjen e Kosovës, se paqja dhe stabiliteti është i rëndësishëm dhe të reagojnë me kohë”, tha ajo, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 31 minuta më parë