Do të fillojë zbatimi i programit për promovimin ndërkombëtar të eksportit NULL NULL 01.12.2021 20:22 01.12.2021 20:22 Klubi i Prodhuesve të Kosovës bën të ditur se me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe USAID Kosova Compete Activity, u bashkuan për të zbatuar një program për marrëdhënie me publikun, për të promovuar ndërkombëtarisht eksportin dhe potencialin investues të sektorit privat të Kosovës. “Përmes aktiviteteve të ndryshme, programi synon të zgjerojë vetëdijen dhe të ndikojë në një ndryshim pozitiv në perceptimet e jashtme për Kosovën, të forcojë lidhjet e biznesit dhe eksportit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të huaj të biznesit, si dhe të forcojë rolin e organizatave mbështetëse të biznesit si partnerë të rëndësishëm promovues dhe agjentë të ndryshimit”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve në rrjetin social në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023