Do ta ngjallim Mushtishtin me serbë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Do ta ngjallim Mushtishtin me serbë

NULL NULL
01/06/2015
Një premtim si ky u dha nga ministri për kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq. kolegu i tij, Branimiq Stojanoviq ka thënë se situata në këtë fshat të Suharekës është pikëlluese përsa u përket serbëve.

Ministri për komunitete në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë që sivjet do të kthehen 15 familje serbe për të jetuar në Mushtisht.

Ai ka bërë këtë deklaratë të dielën, ditën kur u raportua se në këtë fshat te Suharekës ishte vendosur eksploziv, të cilin më pas e deaktivizoi policia.

“Prioritet yni është të ndërtojmë 15 shtëpi këtu dhe të kthejmë 15 familjet e para në komunën e Suharekës, konkretisht në Mushtisht. Kjo nuk është aspak punë e lehtë dhe nuk duam që njerëzit të kthehen, por të zhvendosen prapë nga këtu për shkak të mungesës së kushteve, në radhë të parë mungesës së sigurisë”, ka thënë Jevtiq, njofton Radio Kim, përcjell Klan Kosova.

Ministri për kthim dhe kolegu i tij zëvendëskryeministër në qeverinë e Republikës së Kosovës, Branimir Stojanoviq morën pjesë në festën e organizuar të manastirit “Tre Shenjtorët” në Mushtisht.

Zëvendësi i Isa Mustafës ka thënë se ky fshat duhet të ngjallet përsa i përket jetesës serbe.

“Situata këtu është pikëlluese dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë sa më parë. Ky vend duhet të ngjallet sikur janë ngjallur shumë vende dhe shenjtore tjera serbe në Kosovë. Edhe ky vend, me ndihmën e Zotit, do të ringjallet dhe nga këto rrënoja do të bëhen ndërtesa, të cilat do t’ua lëmë tjerëve që do të jetojnë pas nesh”, ka thënë Stojanoviq.