Do ta mposht Mayweather në çdo raund - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Do ta mposht Mayweather në çdo raund

NULL NULL
28.04.2015 17:27

Manny Pacquiao tashmë është stacionuar në Las Vegas, pasi që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga ndeshja më e madhe e boksit, që do të zhvillohet në mes boksierit filipinas Manny Pacquiao dhe amerikanit Floyd Mayweather.

Pacquiao i surprizoi të gjithë ata që kishte pranë. Manny tha se fitoren kundër Mayweather nuk do ta kërkojë me knockout, por duke dalë mbi amerikanin në çdo raund për të fituar në fund me pikë pas 12 raundesh.

Kurse trajneri i boksierit Freddie Roach ka analizuar çdo detaj te rivali i filipinasit, por me sa duket e ka të vështirë të gjejë thembrën e Akilit te amerikani.