Lajmet e fundit
Seksologu i njohur, Hajrullah Fejza, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ka deklaruar se për seksin në Kosovë, nuk flitet aty ku duhet.
Sipas tij, në institucionet shëndetësore dhe ato arsimore, diskutimet për seksin duhet të jenë më të theksuara, transmeton Klankosova.tv.
“Për seksin flitet pak aty ku duhet me u fol, përndryshe në bisedat normale, është biseda kryesore. Duhet të flitet në institucionet shëndetësore, aty ku njerëzit kërkojnë ndihmë, dhe në institucione arsimore”, tha ai.
Pos tjerash, lidhur me marrëdhëniet seksuale në vend, Fejza tha se gjinia mashkullore, shumica të rinj, sipas tij, janë bërë më përtac dhe nuk kërkojnë shumë nga partnerja.
Ai potencoi po ashtu se shumë të rinj, konceptin e kënaqësisë e kanë të turbullt.
“Janë më përtac, nuk janë kërkues, nuk janë eksplorues, nuk japin shumë. Janë djemtë që janë bërë më dembela, nuk japin dhe nuk janë shumë insistues që të marrin nga partnerja e tyre. Konceptin kënaqësi e kanë të turbullt”.