Djegia e mandateve, Bashta takohet me ambasadoren Schutz NULL NULL 20.02.2019 11:11 20.02.2019 11:11 Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz dhe ambasadori i BE Luigi Soreca takuan Lulzim Bashën sot në selinë e kaltërt. Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE në Tiranë. Takimi mes liderëve vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Detaje nga takimet nuk janë bërë me dije, por qëndrimi i ndërkombëtarëve është i qartë, kundër këtij veprimi radikal të opozitës. Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve. Ditën e djeshme PD mblodhi Kryesinë e cila zgjati rreth 2 orë. Pas mbledhjes së kryesisë, Basha foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve. Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.