Lajmet e fundit

Një zjarr ka shpërthyer sonte rreth orës 21:20 në një hapësirë me bari të thatë në Mazgit, afër autostradës.
Komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e tij.
Sipas tij, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë–Prizren. Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe, deri më tani, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente policore", ka thënë Shkodra.