Dje mysafir i Ramës, sot nikoqir i Vuçiqit NULL NULL 18.01.2022 12:47 18.01.2022 12:47 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi. Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit. Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht. Ndryshe, Erdogan ishte dje në Shqipëri ku u prit nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, për t’i dorëzuar çelësat e banesave në Laç për banorët që mbetën pa to pas tërmetit tragjik, shkruan DailySabah, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 3 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 4 minuta më parë