Djathi mund të jetë i shëndetshëm për dhëmbët NULL NULL 14.12.2019 23:35 14.12.2019 23:35 Një studim i bërë nga profesionistë të dhëmbëve tregoi se ngrënia e djathit mund të ndihmojë në parandalimin e zgavrave të dhëmbëve. Katër grupe njerëzish u testuan, duke konsumuar qumësht, kos pa sheqer, parafinë dhe djathë, dhe bilanci i pH në zona të ndryshme të gojës së tyre u testua para dhe pas konsumimit, njofton Klan Kosova. Një nivel i pH më i ulët se 5.5 mund t’i lërë dhëmbët tuaj në rrezikun për erozion për shkak të acideve të krijuara në gojën tuaj. Ndërsa grupet që pinin qumësht dhe hanin parafinë dhe kos pa sheqer nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm, grupi që hëngri djathë pësoi një rritje të niveleve të pH. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 6 orë më parë