Djathi me shumë proteina NULL NULL 21.05.2015 16:38 21.05.2015 16:38 Të gjitha këto përbërje të djathit janë në të mirën e aparatit kardiovaskular, rregullimin e tensionit si dhe një antidot i mirë kundër krampeve muskulore. Djathi është ndër të vetmit ushqim që ka tretshmëri. Madje, studime të ndryshme tregojnë se organizmi i njeriut përdor më lehtë proteinat e djathit sesa ato të qumështit. Në djathë janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Materie, minerale, kalcium dhe fosfor dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa djathërat e tjera kjo ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe tek qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar. E të gjitha këto përbërje të djathit janë në të mirën e aparatit kardiovaskular, rregullimin e tensionit si dhe një antidot i mirë kundër krampeve muskulore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 1 orë më parë