Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djathi i Zvicrës më i fortë se shpagetat e Italisë – Xhaka e Shaqiri e prekin çerekfinalen e dytë në histori

NULL NULL
29.06.2024 19:52

Zvicra e ka mposhtur Italinë në 1/8-tën e finales me rezultat 2-0 në kuadër të Euro 2024, për t’u kualifikuar për herë të dytë në çerekfinale të një Kampionati Evropian.

Golin e parë për helvetikët e shënoi Freuler në minutën e 37-të të takimit, pas një dominimi total në pjesën e parë të Zvicrës.

Ndërsa, më të nisur pjesa e dytë, Vargas e dyfishoi epërsinë me një supergol, duke ia shuar kështu shpresat azzurëve për një barazim të mundshëm.

Në këtë ndeshje, Xhaka luajti nga fillimi si kapiten i kombëtares së Zvicrës, kurse minuta nuk pati për Shaqirin.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e duelit Sllovaki – Angli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.