Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djaloshi thyen rekordin për gjysmë maratonë duke dribluar topin e basketbollit

NULL NULL
21.02.2024 19:10
Ben Duong

Një burrë nga Teksasi i ShBA-së theu rekordin botëror Guinness kur përfundoi një gjysmë maratonë me një kohë prej 1 orë, 21 minuta dhe 39 sekonda teksa driblonte një top basketbolli.

Ben Duong, 24-vjeçar, student i diplomuar në Universitetin e Teksasit në San Antonio, përfundoi i 12-ti në gjysmë-maratonën e së dielës në Austin.

Ai u përshëndet në vijën e finishit nga nuska e San Antonio Spurs, Coyote.

Austin Spurs, ekip filial i ligës NBA G për San Antonio Spurs, festoi arritjen e Duongun në mediat sociale.

“Jemi të nderuar për mundësinë për të bashkuar njerëzit përmes përvojave të paharrueshme në komunitet”, shkroi ekipi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.