Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 10:07 14.06.2025 10:07 Lauris Tahiri është djaloshi shqiptar që u bë viral për shkak që bëri simbolin e shqiponjës para futbollistit të njohur, Cristiano Ronalod. Lauris Tahiri është djaloshi shqiptar që u bë viral për shkak që bëri simbolin e shqiponjës para futbollistit të njohur, Cristiano Ronalod. Në emisionin “Weekend”, vogëlushi tha se e bën shpesh simbolin e shqiponjës, dhe ndihet krenar për këtë, transmeton Klankosova.tv. Nëna e Laurisit, Genita, tregon se djali i saj luan futboll, andaj dhe u zgjodh përcjellës në finalen mes Portugalisë dhe Spanjës. Tutje, e ëma tregoi se Laurisi nuk dinte as të shprehte gëzimin kur e ka kuptuar që do të takohet me Ronaldon. “Jam ndje shumë mirë”, tha ndër të tjera Laurisi i vogël. Ndërsa babai i Laurisit, Driloni tha se ka qenë ndjenjë e mirë dhe interesante ta shihte djalin e tij duke e bërë simbolin e shqiponjës. “Kemi mbet pa fjalë”, u shpreh Driloni. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.