Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Djaloshi” i posterave të Hitlerit

NULL NULL
12.05.2015 08:55

Djaloshi 4  vjeçar, Gerhard Bartels me sytë e kaltër dhe flokët e drejta ishte figura perfekte e një fëmiu të racës ariane, andaj edhe  fotografia e tij u bë posteri ideal i nazizmit.

Për faktin  se xhaxhai  i tij ishe shok i Adolf Hitlerit, fotografimi vjetor i djaloshit me Hitlerin u bë një gjë e zakonshme.

Disa vite para Luftës së Dytë Botërore, fotografia e tij fillimisht u paraqit në kartolina, e më pas në  libra si  dhe në të githa fushatat e regjimit nazist.

E 8 dekada më vonë, Bartle tashmë 83- vjeçar vendosi të flas për herë të parë për propagandën e nazistëve.

Ai rrëfen se në vitin 1936, prindërit i kishin veshur rrobat më të mira për fotografim.

“Atë ditë nuk më lejohej të luaja me shokët e shoqet sepse mund të  bëja pis rrobat“ kujton Bartels.

Ky i fundit  shton se xhaxhai  i tij ishte shërbyesi personal i Hitlerit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Për më tepër, Hitleri ishte vizitor i rregullt në hotelin “ Weiss Bavarian” që ndodhej  shumë afër me bujtinën Alpenhof që ishte pronë e  prindërve të Bartelit.

83- vjeçari që akoma punon në hotelin e prindërve të tij e kujton figurën e Hitlerit.

“Ai ishte një gangster i vërtetë. Nazistët më kanë shfrytëzuar për qëllime propagandistike.Unë u shfrytëzova për të paraqitur në publik se Hitleri i don fëmijët.”

“Por, çdo diktator ka vepruar njëjtë, qysh nga Musolini e deri te Stalini. Unë u përzgjodha pasi dukshëm kisha pamjen e djaloshit me tipare ariane, ashtu siç Hitleri kishte dëshirë.”

Madje, ai sjell në kujtime edhe një moment që e bëri të lumtur që ndodhi në kohën kur po e realizonte  fotografinë dhe iu premtua një copë e madhe e ëmbëlsirës  me molla nga vet diktatori.

“Fotografitë i bëra, por edhe 80 vite më vonë, nuk e mora pjesën  e ëmbëlsirës. Hitleri nuk e mbajti premtimin, ashtu si edhe shumë premtime të tjera “

“ Por megjithatë edhepse në moshë të re, thellë brenda meje e ndjeja se po manipulohesha”, përfundon ai.

klankosova.tv

Hitleri 1

Hitleri 2

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.