Djali i Shkurte Fejzës kandidat për deputet, tregon se çka i tha nëna kur ai mori këtë vendim (VIDEO) NULL NULL 12.12.2024 09:09 12.12.2024 09:09 Arbër Behluli në "Ora 7". Arbër Behluli, i cili do të garojë në listën e PDK-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës sot në “Ora 7” në Klan Kosova u shpreh se ky vendim i tij, ka qenë i mbështetur nga familja. Arbëri, është djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, për të cilën ai tha se fillimisht vendimi i tij për të garuar në zgjedhje, i është dukur interesant. Madje, ai ka ndarë edhe disa fjalë që ia ka thënë nëna e tij, përcjell Klankosova.tv. “Për mua është emocion i veçantë. Është hera e parë që ekspozohem edhe ndaj mediave, por për të qenë pjesë e kësaj gare dhe bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, ka qenë një vendim i imi, i mbështetur edhe nga familja, por edhe për mua një nder dhe një veçanti në vete”. “Nënës fillimisht i erdhi pak interesant, se unë kam qenë më pak i ekspozuari nga familja, ndaj jetës publike. Ajo fillimisht tha se në as foto në Facebook nuk kemi publikuar moti bashkë, duke e ruajtur privatësinë, tash në politikë. Por, përndryshe e kanë pritur mirë, me një emocion, një mbështetje të plotë nga nëna, babai, motrave, bashkëshortes dhe gjithë familjes”, u shpreh ai./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë