15:59, 19 Nëntor 2019

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, pritet të bëjë debutimin e tij me 15-vjeçarët e Irlandës në sfidën kundër Polonisë.

Ai është 14-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Celtic, teksa ka zgjedhur të jetë pjesë e Irlandës pasi është edhe origjina e nënës së tij.

Në një prononcim për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij: “Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt. Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesioniste, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Celtic dhe do të kishin kontaktuar me mua. Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë”.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë