Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është duke vepruar në baza politike NULL NULL 02.02.2023 17:35 02.02.2023 17:35 Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, panel ky i cili vendosi që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë, nga katër vjet e gjashtë muaj, në katër vjet e tre muaj burgim. Musli Gucati u shpreh se Gjykata Speciale prapë e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, përcjell Klankosova.tv. Ai u shpreh se Gucati dhe Haradinaj na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre, siç u shpreh ai, si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. “Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen”, ka shkruar tutje Musli Gucati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 36 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 43 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day