Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali i axhës së Afrimit: Është dhimbje e madhe për ne, por janë edhe momente krenarie

NULL NULL
25.09.2023 16:49
djali i axhes

Arton Bunjaku, djali i axhës së Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri tha se për ta është një dhimbje tejet e madhe, por njëkohësisht edhe krenari.

Ai u shpreh se po pranojnë ngushëllime nga i gjithë populli, përcjell Klankosova.tv.

Bunjaku u shpreh se kjo  tregon se jemi të unifikuar në momentet më të vëshira.

“Është një dhimbje tejet e madhe për ne, por njëkohësisht janë edhe momente krenarie. Por, pranojmë ngushëllime nga i gjithë populli, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se si ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momentet më të vëshira dhe vendimtare për familjen, por edhe për vendin”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.