Djajtë e Kuq dyfishojnë stërvitjet, para ndeshjes vendimtare me Barcelonën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djajtë e Kuq dyfishojnë stërvitjet, para ndeshjes vendimtare me Barcelonën

NULL NULL
22.02.2023 18:05

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka treguar se lojtarët e tij kanë dyfishuar stërvitjet, përpara ndeshjes vendimtare të play-off-it të Europa Leagues, kundër Barcelonës, e cila do të luhet nesër nga ora 21:00.

Megjithatë, Martial mbetet jashtë fushës, pavarësisht se ka rifilluar stërvitjen individuale. Ai nuk është ende në formë, pasi pësoi një dëmtim në ijë disa javë më parë.

Ndërkohë, Antony dhe Harry Maguire pritet të kthehen. Braziliani ka munguar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së tij për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa Maguire u largua nga përballja në Premier League me Leicester të shtunën e kaluar për shkak të një problemi në gju.

Barcelona ka disa mungesa kryesore, me Pedrin të lënduar dhe Gavin të pezulluar. Kjo mund t’i hapë rrugën Sergio Busquets për t’u rikthyer në formacionin fillestar, edhe pse ai nuk ka luajtur që nga 5 shkurti për shkak të një lëndimi, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Në ndeshjen e parë ekipet u ndanë baras në Camp Nou, me rezultat 2-2.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.