DJ Tiesto shpjegon origjinën e emrit të tij dhe si e filloi muzikën NULL NULL 04.05.2021 09:47 04.05.2021 09:47 Me siguri jeni në dijeni që Tiesto nuk është emri i vërtetë i DJ-it të famshëm, por a e dini nga lindi ai emër? 52 vjeçari foli në lidhje me origjinën e emrit të tij dhe se si ai filloi të hyjë në botën e muzikës, transmeton Klan Kosova. “Pra, është me të vërtetë si diçka që unë kam sajuar. Kjo ishte si një trend në vitet e ’90-ta, që të gjithë DJ holandezë, donin të tingëllojnë italianë. Pra, ne të gjithë vendosim si një “O” prapa. Barcelo. Gizmo. Tiesto. Pra, e dini, ishte thjesht një gjë. Dhe pastaj mbeti”, tha ai. Emri i vërtetë i Tiesto është Tijs Michiel Verëest. Gjatë intervistës, ai gjithashtu u pyet pse dëshironte të bëhej DJ, transmeton Klan Kosova. Ai tha: “Epo, vetëm gëzimi që përjetoj kur luaj muzikë për njerëzit e tjerë. Për mua, është kaq e mrekullueshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.