Dj PM tregon se nga rrjedh nofka e tij (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 12:27 06.07.2025 12:27 Dj PM Dj i njohur kosovar, Pajtim Krasniqi ka treguar se si erdhi deri te nofka dhe emri që njihet tani, Dj PM. Në emisionin “Sol Summer”, PM thotë se kjo nofkë i ka mbetur që para shumë viteve, transmeton Klankosova.tv. “Unë kam punuar në një lokal në Prishtinë, në fillim si kamerier e pastaj më kanë bërë menaxher, edhe kemi pasur shoqëri shumë në lokal. Kur fillova me leshu muzikë, nuk kam pasur nofkë, por veç lëshojsha muzikë, se gjithë kam pasur shije muzikore”, tha PM. “Kur kam fillu me leshu muzikë në lokalin ku kam punu, njëri prej shokëve tha pse s’pe len PM, i bijke pasdite, post meridian”, tha tutje ai. Derisa shtoi se me këtë nofkë, tani i lidhet gjithçka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.