Ditët e Diasporës – Biblioteka Kombëtare zgjat orarin NULL NULL 03.07.2025 09:03 03.07.2025 09:03 Poster - Ditët e diasporës - 1 Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani”, gjatë muajve korrik dhe gusht, do t’i ketë dyert e hapura për mërgimtarët që vizitojnë atdheun. Biblioteka do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe vizita të organizuara për të gjithë mërgimtarët e interesuar. Gjatë këtyre muajve do të ketë vizita të organizuara në hapësirat e bibliotekës, bibliotekat personale të Hasan e Esad Mekulit, Adem Demaçit dhe Fehmi Aganit. Në këta dy muaj Biblioteka Kombëtare do të punojë me orar të zgjatur të punës deri në orën 21:00, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.