Ditë zie në Kosovë për viktimat në Paris, mbahet meshë në nderim të tyre ( VIDEO) NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Flamuri i Shtetit të Kosovës u ul në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shtetërore. Në këtë mënyrë është vendosur edhe flamuri i Bashkimit Evropian pranë zyrës së këtij institucioni në Prishtinë. Kjo pasi që në Kosovë kjo e diele u shpall ditë zie në nderim të viktimave të aktit terrorist në Paris. Në nderim të tyre u zhvillua edhe një meshë në Katedralen Nëna Tereza,njofton Klan Kosova. Aty pjesëmarrës ishin qytetarë vendor e ndërkombëtar. Në mesin e tyre ishte edhe komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta Meshën e udhëhoqi ipeshkvi Dodë Gjergji. Ky bëri me dije se në emër të qytetarëve i ka dërguar një letër edhe kryeipeshkvit të Parisit. Kjo meshë u zhvillua për viktimat që humbën jetën të premten në Paris. Gjatë kësaj kohe rreth Katedralës nuk u panë forca të sigurie përveç ushtarëve të KFOR-it, që kryesisht ishin italianë e në shoqërim të komandantit të tyre. Kronikë nga Dibran Istrefi.
Kosova Kurti takon përfaqësuesit e FSShK-së: Diskutojnë për përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë 9 sekonda më parë
Lajme Angli: Kosovari i vë flakën vetes para syve të djalit për shkak të borxheve nga kumari 25 minuta më parë