Dita e tretë e “Femart”, shfaqet filmi “Zgjoi” NULL NULL 03.10.2021 10:16 03.10.2021 10:16 Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste “Femart” e ka filluar edicionin e nëntë për të tretën ditë me radhë. Motoja e sivjetme e këtij festivali është “F… Seksizmit”. Në ditën e sotme ky festival ka për agjendë t’i përkrah artistët e rinj si dhe filmat e tyre t’i prezentojë para publikut. Pos filmave vendor do të shfaqen edhe filma nga shtetet e huaja. Këtu më poshtë e keni agjendën: Podcast “Çka ju ka bo pandemia?” // Autore: Uresa Ahmeti / KS Folësit: Zana Hoxha dhe Robert Nuha // Lokacioni: Livestream në uebfaqen e FemArt & në Facebook ORA: 12:00-13:00 Në Kino Armata do të keni rastin të shikoni dhe shijoni: Shfaqja e filmit “The Eichmann Project – Terminal 1” & Diskutim / IZR Regjisore: Lilach Dekel-Avneri // ORA: 13:00 – 15:00 Shfaqja e filmave “Neo & Doku Filmat“/ KS Regjisorët/et: Valmira Rashiti, Redon Kika, Nol Sahatçiu, Anisa Krasniqi, Bardha Kryeziu, Vlera Azizi, Tringa Berisha, Era Skivjani, Flutura Balaj, Entela Hoxha, Yllka Haxhikadrija // ORA: 15:00-16:00 Shfaqja e dokumentarit & diskutimi “Askush nuk ka nevojë për të” / SRB Skenari dhe regjia: Maja Mitić // Asistent skenari: Dženeta Agović Aktoret: Maja Mitić, Dragana Jovanović, Aleksandra Pavlović // Narrator: Olivera Viktorović Đurašković ORA: 16:00 – 18:00 Shfaqja e filmit “Katër Nënat” / IZR Regjisorët: Raphael Levin dhe Dana Keidar Levin // ORA: 18:00-19:00 Shfaqja e filmit “Zgjoi” // Regjisore: Blerta Basholli / KS Aktorët: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha etj. Producent: Yll Uka // ORA: 19:30 – 21:30., transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 19/06/2025
Kosova Behramaj: Vepra e Nënë Zahides zgjati 2 muaj e gjysmë – nga djepi fillon gjithçka për ne shqiptarët 18/06/2025