Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e nëntë me barrikada, si nisën, ku, kur?

NULL NULL
18.12.2022 10:27

Janë bërë tetë ditë që nga nisja e vendosjes së barrikadave në veri të vendit, e cila nisi si revoltë e serbëve lokalë, të cilët fillimisht hodhën bomba në objektin e Komisionit Komunal për Zgjedhje në veri, duke provuar të ndalojnë procesin e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve masive të serbëve nga institucionet.

Shkak i këtyre tensioneve, presidentja Vjosa Osmani, në konsultim me liderët e partive, vendosi që data e zgjedhjeve të shtyhet për 23 prill të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, arrestimi i ish-oficerit serb, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për organizim të sulmit në objektin ne KKZ-së, bëri që serbët lokalë t’i ktheheshin zanatit të vjetër, vendosjes së barrikadave.

Më 10 dhjetor, u raportua se serbët ishin mbledhur dhe kishin nisur vendosjen e kamionëve nëpër rrugë që çonin në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke bllokuar kalimin në vendet si Rudarë dhe Zupçë.

Kjo është barrikada në Zupq (FOTO)

Disa barrikada të tilla janë vendosur edhe në fshatin Sërbovc të Zveçanit.

Pamje nga barrikadat e vendosura në Zveçan (VIDEO)

Më 12 dhjetor, Dejan Pantiqit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo bëri që serbët lokalë të shtojnë numrin e barrikadave.

Një barrikadë u vendos vetëm 50 metra nga kthesa e cila të çon në drejtim të fshatit Çabër të Zubin Potokut. Rruga ku është vendosur kjo barrikadë lidh fshatrat Zupçë edhe Çabër, në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak.

Pamje nga barrikada që u vendos mbrëmë në Çabër

Megjithatë, për serbët, një nuk ishte e mjaftueshme. Edhe një tjetër bllokadë, pos asaj, u vu nga serbët lokalë në hyrje të fshatit Jagenicë.

Banorët e Çabrës lajmërojnë edhe për një barrikadë të re në Jegenicë (VIDEO)

Të premtën mbrëma, një barrikadë e re u vendos në lokacionin e quajtur Zveçani i Ri.

“Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Serbët s’ndalen, edhe një barrikadë tjetër në veri (VIDEO)

Përveç barrikadave, serbët lokalë kanë sulmuar një patrullë të EULEX-it dhe një të KFOR-it. Ata po ashtu kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku njëri nga ta u lëndua.

Një veturë godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Qytetarët në Mitrovicën e Jugut thonë se nga rrethanat aktuale, e kanë vështirë të dalin andej urës së Ibrit.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje KFOR-it që të heqë barrikadat, ndërkohë që edhe aktorët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për heqje të barrikadave dhe kthimit në dialog.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.