Lajmet e fundit
Brigjet e Liqenit të Badocit janë mbushur me mbeturina, duke rrezikuar edhe cilësinë e ujit që përdoret për pije nga mijëra qytetarë.
Në aksionin e pastrimit, të organizuar nga “Ta Pastrojmë Kosovën”, u mblodhën rreth 200 thasë me mbeturina. Vullnetarëve iu bashkuan peshkatarë, zjarrfikës dhe FSK-ja.
Organizatorët kërkuan masa më të ashpra për parandalimin e ndotjes, ndërsa Komuna e Prishtinës premtoi ndëshkimin e atyre që hedhin mbeturina ilegalisht.
Nga Liqeni i Badocit përpunohen mesatarisht 18 mijë metra kub ujë në ditë.