Shkrimtari japonez me famë botërore, Haruki Murakami, është cilësuar si njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim në botë. Në Ditën e Librit me patjetër që duhet të lexoni disa nga veprat e tij – janë të jashtëzakonshme.

17:46, 23 Prill 2019

Librat e tij janë përkthyer në 50 gjuhë, janë komentuar dhe blerë jashtëzakonisht shumë – ky është ndikimi që mban emrin ‘Murakami’.

“Killing Commendatore” (Vrasja e Kryekalorësit) është një nga veprat e tij të fundit – më 2017 kur libri doli në shitje qindra lexues pritën në radhë për shumë ditë, vetëm dhe vetëm që ta kenë një kopje të tij. Në edicionin e parë ishin shtypur 1 milion kopje të librit, gjë që është e rrallë në mesin e botuesve.

Romani përmban një zile misterioze që tringëllon vetvetiu. Një ide abstrakte që vjedh trupin e një njeriu të shkurtër në pikturë; dhe një udhëtim i çuditshëm në një nëntokë të frekuentuar. Ndër të tjera, edhe disa metafora të dyfishta të frikshme.

Ky është Murakami, trillimet intensive të tij të popullarizuara prekin kufijtë ndërmjet realitetit dhe surrealizmit, jetës së zakonshme dhe asaj fantastike, të rregulltës dhe ngjarjeve të çrregullta, transmeton Klan Kosova.

“Vrasja e Kryekalorësit” është roman i vështirë për t’u shpjeguar, por prek shumë nga temat e njohura në romanet e Murakamit: misterin e dashurisë romantike, peshën e historisë, transcendencën e artit, gjëra të pakapshme për qenien tonë.

Karriera e autorit japonez filloi me romanin “Dëgjojeni erën të këndojë”, ndërkaq ai u bë sensacion kombëtar në vitin 1987 me publikimin e librit “Pylli norvegjez”, novela e tij më reale, e cila më vonë u bë edhe film.

Përveç romaneve, ai gjithashtu shkruan tregime të shkurtra dhe letërsi artistike që ai i përkthen nga anglishtja në japonisht.

Ai është një vrapues i zellshëm dhe një dëgjues i muzikës së zhurmshme. Ai në intervista shpesh ka folur për misteret e procesit krijues, dashurinë e tij për hekurosjen, dhe ka shpjeguar se si natyra e tij e disiplinuar dhe respektimi i orarit të rreptë të punës, i ndihmon atij në çlirimin e imagjinatës së çuditshme, transmeton Klan Kosova.

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit mos e lini pa blerë ndonjë nga veprat e Haruki Murakamit; gjithmonë ju lënë pa frymë.

Librat që janë të përkthyer në gjuhën shqipe: 

“Pylli norvegjez”

“E dashura ime Sputnik”

“Kronikat e Zogut Kurdisës”

“Kafka në breg”

“Elefanti zhduket”

“Në jug të kufirit në perëndim të diellit”

“I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitet e tij të pelegrinazhit”

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë