20:16, 2 Gusht 2015

Kisha Sveti Ilija në Vushtrri  shënoi ditën e saj.

Paralajmërimet se ajo do të vizitohet nga shumë serbë ka bërë që aty të kishte edhe masa të shtuara të sigurisë.

Por numri i atyre që të dielën në mëngjes u panë në këtë vend nuk ishte edhe i madh.

Por aty nuk mungoi shefi i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq e ministri Dalibor Jevtiq.

Lutjet në këtë kishë i udhëhoqi peshkopi i Prizrenit, Vladika Teodosie, njofton Klan Kosova.

Me të përfunduar lutjet këta zyrtarë të dy shteteve ndoqën edhe një program artistik, por nuk e thanë as një fjalë për mediat.

I vetmi që foli ishte udhëheqësi i kësaj kishe ortodokse.

E nga këtu Marko Gjuriq, u nis për në Prelluzh, fshat ky i banuar me serbë kur kishte për të përuruar një objekt të banimit kolektiv që e ka financuar zyra e tij.

Kronikë nga Dibran Istrefi.