Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e Dëshmorëve, mitrovicasit i bën të harrojnë për pak ngjarjet në veri (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 06.06.2023 20:33

Himni kombëtar e ai shtetëror jehuan në Mitrovicën Jugore, të martën.

Krahas këngëve patriotike e valleve, për të nderuar dëshmorët e kësaj komune, ishte stolisur edhe sheshi, raporton Klan Kosova.

Atje shkoi edhe Edona, e bija e dëshmorit Gazmend Baliu, e cila përveç fotografisë së të atit të stampuar e kishte edhe stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky organizim, sipas qytetarëve, i largoi pak nga përjetimet e këqija të ditëve të fundit në veriun e këtij qyteti.

Në nderim të dëshmorëve, komuna vendosi të ndërtojë edhe një pllakë përkujtimore për Batalionin e Dytë, Brigada 142, gurëthemeli i së cilës u vendos të martën. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.