Lajmet e fundit

Në Prishtinë po vazhdojnë protestat në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Haga.
Edhe në ditën e 11-të, qytetarë të moshave të ndryshme janë mbledhur në shesh, duke shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët dhe duke përsëritur thirrjet e tyre, njofton Klankosova.tv.
Protestuesit po mbajnë në duar flamuj të UÇK-së, ndërsa në mesin e tyre janë parë edhe fëmijë e të rinj.