Lajmet e fundit
E mërkura e 16 shtatorit pritet të jetë dita “D” për katërshen e UÇK-së.
Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, në emisionin “Kosova Today”, deklaroi se si bashkëluftëtarë të çlirimtarëve, presin që ata të kthehen të lirë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Presim me festu. Por duke pasur parasysh punën e kësaj Gjykate, prej kur iu vunë prangat bashkëluftëtarëve, ish-krerëve të UÇK-së, krejt ky proces na ka lënë dyshime që është i ndikuar politikisht, edhe është një test për drejtësinë ndërkombëtare ky, se nëse ky vendim do të bazohet në fakte apo prova, apo do të ndikohet politikisht”, u shpreh Syla në Klan Kosova.