Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita Botërore e Televizionit: Shtatë faktet interesante që mund të mos i dini

NULL NULL
21.11.2023 18:38

Dita Botërore e Televizionit festohet çdo vit më 21 nëntor për të theksuar rëndësinë dhe domethënien e televizionit në jetën tonë.

Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1996.

Këtu janë shtatë fakte interesante për televizionin që mund të mos i dini:

1) Shpikësi gjerman Paul Nipkow ishte i pari që arriti transmetimin statik të televizionit bardh e zi me ‘teleskopin e tij elektrik’ të famshëm në 1884.

Image

2) Fjala “televizor” u shpik në vitin 1900 nga një shkencëtar rus Constantin Perskyi.

Image

3) Televizioni i parë elektronik u ekspozua me sukses më 7 shtator 1927.

Ai u projektua nga Philo Taylor Farnsëorth i cili kishte punuar mbi idenë që nga viti 1920.

4) “Lajmëtari i Mbretëreshës” ishte shfaqja e parë televizive që u transmetua në TV në 1928.

Image

5) ‘The Crooked Circle’ ishte filmi i parë që u transmetua në televizion në 1933.

Image

6) Televizioni i parë u shit për rreth 400 dollarë nga 1930 deri në 1933.

Image

Sot, rreth 5.4 miliardë njerëz në mbarë botën kanë një televizor në shtëpitë e tyre.

7) Televizioni u prezantua për herë të parë në Afrikën e Jugut në 1976.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.