Dita Botërore e Diabetit, Sadiku: Ndërgjegjësimi parandalon sëmundjen, Prishtina sot organizon disa fushata NULL NULL 14.11.2024 08:36 14.11.2024 08:36 Në Ditën Botërore të Diabetit mbahen një sërë aktivitetesh në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi me këtë problematikë shëndetësore. Drejtori i Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, për Ekonomia Online njoftoi se gjatë ditës së sotme do të organizohet fushata për diabetikët, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për parandalimin, diagnostikimin, si dhe menaxhimin më të mirë të gjendjes shëndetësore. “Sot është dita botërore e diabetit dhe Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet së bashku me partnerët tjerë ka bërë një grup të aktiviteteve me qëllim të sensibilizimit të opinionit për këtë problematik shëndetësore, që vazhdon të jetë njëra prej problematikave kryesore së bashku me sëmundjet kardio-vaskulare. Ne sot në ora 10:00, do të bëjmë promovimin e zeros që është motoja e fushatës, dhe më pas në qytet, pastaj do të bëhet lëshimi i autobusit të Trafikut Urban i cili do të jetë brenduar me motot dhe informata për diabetin, me qëllim që qytetarët të shohin sa më shumë këtë problematikë. Pastaj, do të kemi karnavalin shëndetësor i cili do të mbahet me qytetarët në Gërmi dhe një ditë do të jetë në shesh”, ka deklaruar Sadiku. Krahas aktiviteteve të shumta për këtë ditë, Sadiku theksoi se për personat diabetik do të kenë edhe ligjërata falas nga Shoqata e Endokrinologëve të Kosovës. “Pastaj do të kemi ligjërata me shoqatën e endokrinologëve të Kosovës, me pacientët me diabet. Do të jenë pesë ditë ligjërata në të cilat do të informohen ata për disa çështje të diabetit, tretmani, ushqimi për diabet e aktivitet fizike me qëllim që të marrin sa më shumë informata. Për arsye se sot ndryshimi i stilit të jetës është një prej komponentëve shumë të rëndësishme në trajtimin e diabetit”, theksoi Sadiku. Kurse në mandatin si drejtor i Shëndetësisë së kryeqytetit, Sadiku deklaroi se qytetarëve u janë krijuar mundësi për menaxhim më të mirë të diabetit, duke bërë të mundur të kryhen analizat në katër qendra familjare. “Do të filloj hapja këshillore për diabet në kryeqytet, e cila do të identifikohet me pacientët që kanë diabet në kryeqytet, këto janë disa prej aktiviteteve që planifikohen me qëllim që qytetarët të jenë sa më shumë të informuar. Ne kemi filluar që nga viti i kaluar që të bëjmë HBANC që është analizë që bëhet matja e glukozës për çdo muaj për pacientët me diabet, ne këtë e bëjmë në katër gjendje në Prishtinë. Përpara kur kemi ardhur ne është bërë vetëm një herë në javë në QKUK, ndërsa tani bëhet çdo ditë në katër qendra, bëhet në Dardani, Breg të Diellit dhe në Xhemail Ibish. Qytetarëve tanë iu kemi krijuar mundësi që me përcjell sëmundjen dhe me ndryshimin e stilit të jetës, krijohet mundësi për menaxhimin e mirë të diabetit. Sot diabeti është sëmundje që zakonisht që ata që sëmuren i përcjell gjatë gjithë jetës”, ka potencuar drejtori. Po ashtu, Sadiku tha se sëmundja e diabetit është trend në rritje, dhe për këtë ai është duke punuar në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve. “Zakonisht kemi rritje të numrit, dhe ky është qëllimi ynë që mund të punohet shumë në parandalimin e kësaj sëmundje. Mënyra e stilit të jetës, ushqyerit dhe aktiviteti fizik janë kompetente shumë të rëndësishme të kësaj sëmundje para se të fillohet terapia”, përfundoi ai. Në botë janë 415 milionë të rritur jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642milionë, një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar, rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin tip 2 dhe 10% me diabet tip 1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 15 orë më parë