17:39, 9 Shkurt 2019

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit.

Pavarësisht përformancës së shkëlqyeshme, sportistja kosovare nuk arriti ta mposhtë japonezen Ami Kondo, transmeton Klan Kosova.

Distria e nisi garën me fitore me ippon ndaj garueses portugeze, Joana Diogo, të cilën e mposhti në raundin e dytë të garave.

Në raundin e tretë, Distria arriti të mposhtë brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj koreano-jugores Yujeong Kang.

Xhudistja pejane ishte fantastike edhe në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon edhe francezen, Melanie Clement.

klankosova.tv