Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës NULL NULL 04.07.2025 12:58 04.07.2025 12:58 Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Distria Krasniqi”, duke nderuar një nga sportistet më të mëdha që ka njohur vendi ynë. Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë. Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare. Pamjet e pullës dhe informatat për këtë emision janë siguruar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë. Emisioni përmban një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.