Distria Krasniqi mbetet pa medalje në botërorin e Dohas NULL NULL 08.05.2023 19:07 08.05.2023 19:07 Distria Krasniqi ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror “Doha 2023”. Ajo në luftë për medaljen e bronztë u mposht nga xhudistja italiane Odette Giufrida. Kosovarja u ndal në gjysmëfinale nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, Uta Abe. E arta olimpike raundin e parë e kaloi pa luftë. Derisa në të dytën e mposhti gjermanen, Mascha Ballhaus. E në të tretën, e mundi edhe belgen Amber Ryheul./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.