Distria Krasniqi lufton për finalen e Grand Slam Paris 2023 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Distria Krasniqi lufton për finalen e Grand Slam Paris 2023

NULL NULL
04.02.2023 14:05

E arta olimpike i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi do të luftojë sot për të arritur finalen e Grand Slam Paris 2023, ku atje do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Ndërkaq, në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, vetëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale për tu përballur me Amandine Buchard.