Distria Krasniqi e pranon medaljen nën lotët e gëzimit

Distria Krasniqi e pranon medaljen nën lotët e gëzimit

NULL NULL
2 months më parë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka pranuar nën lotët e gëzimit medaljen e artë që e fitoi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Krasniqi u rendit e para e botës pas tre luftimeve që i pati në kategorinë deri në 48 kilogram. Ajo në finale mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Në momentin kur 25 vjeçarja doli në skenë për ta pranuar medaljen u intonua himni i Kosovës, po ashtu edhe flamuri i vendit doli i pari.

Kjo është medalja e dytë olimpike në historinë e Kosovës, e para ishte ajo e Majlinda Kelmendit, që u fitua në Lojërat Olimpike të Rio De Janiero.