Distria Krasniqi e para në botë NULL NULL 15.05.2023 09:21 15.05.2023 09:21 Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë. Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë. Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë. Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë. Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë. Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS Renditjen e plotë mund ta gjeni KËTU