17:37, 12 Korrik 2019

Distria Krasniqi🇽🇰 e argjendtë🥈 në Grand Prix Budapest 2019.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja jonë, u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë.

Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Pas pak, Majlinda Kelmendi, lufton për medaljen e bronztë, ndërsa Nora Gjakova për të artën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë