12:00, 9 Shkurt 2019

Pas Distria Krasniqit, Akil Gjakova është xhudisti i radhës që ka siguruar çerekfinalen në Grand Slam të Parisit.

Akili e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke.

Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për xhudistin kosovar, por ia doli të fitojë pas vazhdimeve, përcjellë Klan Kosova.

Kujtojmë se tashmë Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami që po mbahet në Paris. Ajo nuk ia doli të fitojë asnjë luftë, e cila kaloi direkt në rundin e dytë.