Disneyland: Dragoi “lëshon flakë”, tmerrohen vizitorët (VIDEO) NULL NULL 23.04.2023 21:12 23.04.2023 21:12 Një dragua i Disneyland 45 metra i gjatë mori flakë të shtunën vonë gjatë një shfaqjeje në Anaheim, Kaliforni, duke bërë që të pranishmit të largoheshin me frikë. Nuk raportohet për të lënduar apo vdekje. “Koka e dragoit filloi të shkëlqejë dhe unë shihja zjarr dhe një lloj tymi që dilte”, tha një turiste, e cila ishte e pranishme në ngjarje. Video tregonte dragoin të përfshirë nga flakët. Anëtarët e kastit u evakuuan nga ishulli Tom Sawyer, ku u organizua shfaqja Fantasmic. Shkaku i zjarrit po hetohet. Shkalla e dëmit të zjarrit nuk dihet menjëherë, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv. Ishulli Tom Sawyer ka qenë pjesë e Disneyland që nga viti 1956, duke i lejuar fansat të hyjnë në botën e një prej personazheve kryesore të librit të Mark Twain. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Just watched Fantasmic Dragon catches on fire at Disneyland 😢 #disney pic.twitter.com/49yTBA2MR7 — mlg (@MelissaLeeGiles) April 23, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 39 sekonda më parë