Diskutohet rreth testimit të parë bërthamor pas 28 vjetësh në SHBA

Diskutohet rreth testimit të parë bërthamor pas 28 vjetësh në SHBA

4 muaj më parë

Administrata Trump ka diskutuar gjatë javës së kaluar rreth asaj nëse do të zhvillojë testimin e parë me armë bërthamore që nga viti 1992.

Kështu ka raportuar Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan dhe dy ish-zyrtarë të tjerë që kanë njohuri të fushës, transmeton Klan Kosova.

Kjo temë është hapur në mes zyrtarëve të lartë amerikanë që përfaqësojnë agjencitë e sigurisë kombëtare pas akuzave që bëri administrata Trump ndaj Rusisë dhe Kinës se ato po zhvillojnë testime bërthamore.

Megjithatë, takimi nuk ka përfunduar me ndonjë konkludim se a do të bëhet ndonjë provë në të ardhmen e afërt.

Ata kanë rënë dakord që të ndërmarrim masa për t’iu përgjigjur kërcënimeve të paraqitura nga Rusia dhe Kina pa filluar me testimin e armëve nukleare.

klankosova.tv